Ilaçi japonez kundër gripit, efektiv në trajtimin e koronavirusit

09:28 | 19 Mars 2020
Trina Galanxhi

Qendra  Kombëtare e Kinës për Zhvillimin e Bioteknologjisë ka theksuar se testet kanë treguar se ilaçi japonez kundër gruipit, i njohur si favipiravir, zvogëloi simptomat e koronavirusit nga 11 ditë në katër.

Testimi klinik, i kryer në spitalin Schengen dhe Ëuhan, përfshiu 340 pacientë, raporton CNBC, transmeton portal arbresh.info

Shkencëtarët thonë se ilaçi nuk ka treguar kundërindikacione deri më tani.

LEXO EDHE: Vargjet e këngës së Dua Lipës bëhen hit, si një thirrje kundër koronavirusit

Ilaçi ka qenë në tregun japonez për gjashtë vjet dhe është aplikuar nga shkencëtarët kinezë në trajtimin e pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

Shkencëtarët kinezë kanë analizuar më shumë se 70,000 lloje të ilaçeve në kërkim të një mjeti efektiv për të luftuar koronavirusin, dhe favipiravir është ndër të parët që i nënshtrohet kësaj faze të testimit klinik të pacientëve.

Numri i të infektuarve në nivel global ka arritur në 200 mijë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme