Simptomat e çrregullimeve tretëse shpesh mund të jenë të sikletshme, por fatmirësisht mund të trajtohen lehtë me ndihmën e ilaçeve të thjeshta shtëpiake.
Përzierja e 4 llojeve të farërave – kjo përzierje lehtëson çrregullimet tretëse duke ndihmuar sistemin tuaj për të dëbuar gazrat e tepërta. Merrni nga një lugë të vogël çaji të farës së maracit, koprit, anisit dhe qimnonit dhe përzieni dhe grimconi farat. Konsumoni gjysmë luge nëse keni rregullime pas shujtës me mëlmesa dhe shujtës së yndyrshme.
Çaji nga menta dhe kamomili – këto çaje shpesh do të lehtësojnë çrregullimet tretëse. Lërini që të qëndrojnë 10 minuta para konsumimit.
Mjalti dhe uthulla – nëse e dini që do të konsumoni ushqim për shkak të të cilit ndoshta do të pendoheni më vonë, provoni këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogël çaji me mjaltë dhe një lugë uthull molle në një gotë uji të ngrohtë dhe pini 30 minuta para shujtës.
Soda e bukës – shtoni një lugë sodë bikarboni në gotën e ujit, dhe disa pika lëng limoni. Nëse acidet në stomak i keni shumë të forta, kjo tretje i neutralizon dhe lehtëson gazrat.
Xhenxhefili i sheqerosur – xhenxhefili i thatë dhe i sheqerosur mund të gjendet në cilindo supermarket ose treg me ushqim të shëndetshëm. Dy ose tri copëza të kësaj ëmbëlsire mund të lehtësojnë çrregullimet tretëse. Ky solucion është ilaç i shkëlqyeshëm edhe për fëmijë të cilët kanë dhimbje më të vogla në stomak.
Birra – kjo pije është e pasur me elb, bimë e cila ndihmon stimulimin e tretjes. Por, mos e teproni, më shumë se gjysmë gote birrë do t’ua bllokojë tret jen. /Telegrafi/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...