Kongjestioni në gjoks është simptomë shumë e shpeshtë e një infeksionit në sistemin respirator. Karakterizohet nga grumbullimi i shumtë i mukozës, duke shkaktuar mbetjen pa frymë dhe shtrëngime në gjoks. Në vijim ju paraqesim disa ilaçe natyrale si ta përmirësoni këtë gjendje
ÇAJI XHENXHEFILIT
Konsumimi i çajit të xhenxhefilit rekomandohet për shërimin e kongjestionit në gjoks, sepse përmban përbërës kundër inflamacioneve. Hidhni pak rrënjë xhenxhefili në ujë të vluar dhe ndjeni ndryshimet pozitive.
UTHULLA E MOLLËS
Përbërësit kundër inflamacioneve në uthullën e mollës dhe ato kundër mikrobeve ndihmojnë në lehtësimin e kongjestionit në gjoks. Vetëm përzieni një apo dy lugë uthull molle në një gotë me ujë. SHAFRANI Para se të prekeni nga kjo gjendje, merrni një gotë të ngrohtë qumësht me pak pluhur shafrani të tretur në të. Kjo pije promovon frymëmarrje të lehtë dhe gjumë të mirë gjatë natës. Mundeni edhe ta shpëlani gojën me pak ujë dhe shafran.
UJI I NGROHTË ME KRIPË
Kur flasim për shpëlarjen e fytit, këtë mund ta bëni edhe me ujë të ngrohtë me kripë. Krejt çfarë duhet të bëni është të tretni një lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë, dhe me të ta shpëlani gojën.
LËNGU I LIMONIT
Pasi lëngu i limonit përmban vitaminë C, kjo pije freskuese mundet të ndihmojë në forcimin e sistemit imun. Si rezultat i kësaj, trupi juaj bëhet më efektiv në ballafaqimin me infeksionet respiratore.
HUDHRA
Duke shtuar shumë hudhër ushqimit tuaj, është mënyra e mençur kundër kongjestionit. Kjo për faktin se kjo bimë është në gjendje t’i japë fund inflamacioneve. Hudhra vret çdo baktere në traktin respirator.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...