Pacientëve të cilëve u janë përshkruar medikamentet për uljen e kolesterolit, janë dyfish më të rrezikuar nga diabeti, sugjeron një studim i fundit.
Studimi i botuar në “’Diabetes / Metabolism Research and Revieë’ analizoi të dhënat shëndetësore dhe të dhëna të tjera nga pacientët për të siguruar një pamje të botës reale se si përpjekjet për të zvogëluar sëmundjen e zemrës mund të kontribuojnë në një shqetësim tjetër madhor mjekësor, tha Victoria Zigmont, e cila edhe ishte autore e studimit, transmeton portali arbresh.info
Statinat janë një klasë e barnave që mund të ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut, duke zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru.
Studiuesit gjetën se përdoruesit e këtij medikamenti kanë gjasa shumë më të mëdha të preken nga diabeti. Ata që morën ilaçet për uljen e kolesterolit për më shumë se dy vjet kishin më shumë se tre herë rrezik të diabetit.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se përdoruesit e statinës kishin 6.5 përqind më shumë të ngjarë të kishin një vlerë shqetësuese të lartë HbA1c, një test rutinë gjaku për diabetin që vlerëson mesataren e sheqerit në gjak gjatë disa muajve.
Në studim janë përfshirë mbi 4 mijë burra dhe gra që nuk kishin diabet dhe që merrnin medikamentet për kolesterol./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...