Alergjia po ju çmend, e ilaçet konvencionale nuk ju ndihmojnë edhe aq? Provoni me ilaçet nga natyra me ndihmën e të cilave mund t’i dilni në fund teshtitjes dhe kollës së mërzitshme.
TRETJA E NJELMËT
Kjo është një nga metodat e rralla përreth së cilës pajtohen mjekësia perëndimore dhe ajo lindore. Bëhet fjalë për një ilaç shumë të thjeshtë, për shpëlarjen e sinuseve me ujë të njelmët. Tretjen mund ta përgatisni vetë, duke përzier një të katërtën e ujit me dy lugë kripë deti dhe një lugë sodë të bukës. Përzierjen e hidhni në gotën prej plastike, ulni kokën sipër saj dhe thithni avullin përmes zgavrave të hundës. INHALIMI Nëse hunda është tepër e bllokuar, inhalimi me vajra esenciale është zgjedhja më e mirë. Në një enë të madhe vloni ujin, më pas shtoni disa pika vaj eukalipti, rozmarinë, mentë dhe vaj lisi. Lakoni kokën sipër enës, e mbuloni me një peshqir dhe ngadalë e thithni avullin për së paku dhjetë minuta. ërsëritni 1-3 herë gjatë ditës.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...