Google ADS

Ilaçet kundër aciditetit shkaktojnë kancer në stomak

19:31 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ilaçet që përdoren për të larguar aciditetin lidhen me rrezikun e zhvillimit të kancerit në stomak, kanë zbuluar studiuesit.

Ato zakonisht përdoren për të zvogëluar sasinë e acidit në stomak dhe për të trajtuar ulcerat e stomakut, transmeton portali arbresh.info

Studimi i publikuar në revistën Gut ka gjetur se përdorimi i këtyre ilaçeve shkakton një rrezik të madh për t’u prekur nga kanceri në stomak.

Hulumtimet nga Universiteti i Hong Kongut dhe Kolegji Universitar në Londër zbuluan se se pasi u hoq Helicobacter pylori, rreziku i zhvillimit të sëmundjes ende u rrit në përputhje me dozën dhe kohëzgjatjen e trajtimit PPI.

Ata krahasuan përdorimin e PPI ndaj një droge tjetër që kufizon prodhimin acidik të njohur si blockers H2 në 63,397 të rritur. Pjesëmarrësit e përzgjedhur ishin trajtuar me terapi të trefishtë, që kombinon PPI dhe antibiotikë për të zhdukur bakteret H pylori gjatë një jave, në mes të viteve 2003 dhe 2012.

Shkencëtarët që kanë monitoruar pjesëmarrësit në studim kanë gjetur se shumica e tyre kanë vdekur si pasojë e kancerit në stomak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme