Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, shtypja e lartë e gjakut i prek më shumë se 25% të të gjithë banorëve të rritur.
Kjo sëmundje, ndryshe e njohur si hipertensioni, e rritë edhe rrezikun e disa komplikimeve vdekjeprurëse, siç janë sulmet e zemrës dhe ato të trurit, transmeton Telegrafi.
Por, ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes dhe stilit të jetës mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të simptomave të hipertensionit.
P.sh., nutricionistja Dr. Sarah Brewer ka thënë se përdorimi i suplementeve valeriane mund të ketë efekt në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut.
“Valeriani është një nga ilaçet më efektive natyrale për shtypje të lartë të gjakut. Rrënjët e valerianit janë përdorur si qetësues qysh prej kohërave mesjetare për ta lehtësuar ankthin, për ta zvogëluar tensionin e muskujve dhe për ta përmirësuar kualitetin e gjumit”, ka shkruar ajo.
Ky ilaç bimor funksionon duke i kundërshtuar efektet e stresit sepse vetitë qetësuese i bllokojnë enzimat e caktuara në tru, që më pas e lejon sasinë e acidit gama-aminobutirik të rritet.
Vlen të ceket se valeriani mund të përdoret edhe për t’i zgjidhur problemet me gjumë, sulmet e panikut, etj.
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...
Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë