Nëse gjithmonë ndiheni të etur, urinoni shpesh, nuk shikoni mirë me sy, merrni frymë shpejt, ndoshta keni nivel të lartë të sheqerit në gjak. Lexoni çfarë duhet të hani në ato momente, në vend se të vraponi pas ilaçeve
KANELLA
Pos se lufton inflamacionet, kancerin, kërpudhat, kjo erëz ndikon edhe në luftën kundër hiperglikemisë. Kanella ul nivelin e sheqerit në gjak, duke ngadalë- suar absorbimin e glukozës nga zorrët në gjak. Është e përdorshme vetëm kanella e cejlonit, që ka shumë më tepër veti shëruese në krahasim me atë kinez.
ROZMARINA
A e keni ditur se rozmarina është një ndër erëzat më të shëndetshme mesdhetare, falë faktit se parandalon kancerin? Kur fjala është për diabetin dhe kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, kjo erëz bimore është shumë më e efektshme, nëse e merrni në formë të freskët.
HUDHRA
Falë përbërësve që i ka, hudhra kontribuon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe uljen e shtypjes së gjakut. Po ashtu, parandalon shfaqjen e tumoreve dhe të kancerit dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak. Më së miri është hudhrën ta konsumoni në formë të freskët, sepse nëse e zieni shumë, humben vetitë mbrojtëse. Përmban vitamina B6 dhe C, që ndikojnë në mbajtjen në nivel normal të sheqerit në gjak.
KURKUMA
Kurkumina, polifenol ky i pranishëm në kurkumë, ndihmon që në mënyrë të duhur të përdoret glukoza. Hulumtimet kanë treguar se me marrjen e kurkumës mund të ulet me të madhe rreziku për diabet. Studimet kanë treguar se kurkuma mund të pakësojë dëmtimet e pankreasit te personat, që janë të prekur nga diabeti, tipi 1.
MAJDANOZI
Pos se mundet ta parandalojë kancerin, artritin reumatoid dhe osteoporozën, konsumiim i rregullt i majdanozit mundet ta parandalojë edhe diabetin.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani