Google ADS

I rritej gjoksi vazhdimisht, djali tmerron mjekët me anomalinë e tij (FOTO)

20:50 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Një djalë në moshë adoleshence i është nënshtruar një operacioni në gjoks, për shkak të një rritjeje të pazakontë të njërit prej gjinjve. 19-vjeçari nga Kina vuri re se gjoksi i tij sa vinte dhe rritej që prej moshës 13-vjeçare.

Ai ishte përpjekur disa herë që ta hiqte, por mjekët nuk ia kishin marrë përsipër. Prindërit e çuan tek doktorë të ndryshëm dhe djali provoi disa kura, deri sa u detyrua që t’i nënshtrohet operacionit.

Mjekët arritën ti hiqnin masën e krijuar në njërin prej gjinjve dhe 5 ditë pas operacionit doli nga spitali. Doktorët thonë se për çudi, nuk kishte asnjë masë tumorale apo diçka që nuk shkonte në gjoksin e tij.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktonte rritjen e gjirit, megjithatë, mjekja Pan është shprehur se me shumë mundësi mund të ketë ndikuar ngrënia e ushqimeve të fast food-it gjatë adoleshencës./Arbresh.info/

1-100-1-551x370

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme