Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) reagon ndaj deklaratës së ish-deputetit Driton Tali i cili mjekët i quajti kriminelë që do të duhej të burgoseshin në burgjet më të rënda.
Tali i quan mantelbardhët kriminelë, reagon FSSHK: Ti s’ke kapacitet njerëzor, intelektual, e aq më pak profesional
“Përdorimi i një fjalori të tillë ofendues, shpifës dhe denigrues kundrejt shtresës më të shkolluar në shoqëri-mjekëve, do të thotë se kjo shoqëri paska deficit total te njerëzve intelektualë të rangut të lartë, siç konsiderohen mjekët kudo në botën e qytetëruar, por ata na qenkan kriminelë që duheshka të vuajnë burgjet ë Burrelit apo Goli Otokut.
E para, nëse z. Tali ka ndonjë pakënaqësi ndaj ndonjë mjeku, duhet ta denoncojë atë personalisht, me emër e mbiemër, e jo të fusë të gjithë mjekët në thesin e kriminelëve.
E dyta, është e papranueshme kur një laik i mjekësisë, pa pasur as njohurinë elementare të profesionit hyn dhe interpreton profesionalizmin e një mjeku. Nuk mund të jepet kritika profesionale vetëm nga percepcioni i jashtëm, por duhet te jesh profesionist i lëmisë, e sidomos jo kritika ndaj mjekësisë e cila është lëmi specifike dhe totalisht botë e panjohur për shumicën laike të popullatës. Ky lloj i reagimit në stilin : “hajde të them edhe unë diçka”, qoftë edhe pa fakte-me të gjitha normat është i dënueshëm.
E treta, është e pamundur që z. Tali personalisht dhe familja e tij të mos ketë kaluar nëpër duart e mjekut, sepse jeta është e tillë. A thua në ato momente ai e ka ndjerë veten si në duar të kriminelëve ?! Po lindjet e nipave dhe mbesave të z. Tali a kanë kaluar nëpër duar të kriminelëve ?!
Andaj, ne reagojmë me forcë ndaj kësaj deklaratë të pamatur, jonjerëzore, skandaloze dhe të dënueshme duke inkurajuar që të denoncohen më emër e mbiemër të gjithë që bëjnë shkelje eventuale, por në të njëjtën kohë kërkojmë të merren masa ndaj të gjithëve që fyerjen dhe denigrimin e njerëzve për rreth vetes e kanë bërë profesion, kurse z. Tali publikisht të kërkojë falje nga doktorët.
Deklaratat e tilla ndodhin vetëm për shkak të mosfunksionimit normal të sistemit të drejtësisë, ku secili për veprimet dhe deklaratat e veta do ta merrte dënimin e merituar”, thuhet në reagim.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...