Rekomandimi i mjekëve është që bashkë me tabletën të merrni një sasi të caktuar lëngu.
Megjithatë, disa edhe nuk i përmbahen këtij rekomandimi, ndërsa përpirja e barnave pa ujë mund të ketë pasoja të dëmshme.
Përpirja e tabletave pa ujë, raporton “Timesof India”, mund të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin tuaj, posaçërisht për ezofagun, transmeton Telegrafi.
Në vend të parë kur pini tabletën pa ujë mund të lëndoni ezofagun. Kur kalon nëpër këtë pjesë tableta mund të shkaktojë lëndime të vogla, më saktësisht prerje.
Gjithashtu, përpirja pa ujë e tabletave mund të shkaktojë vjelljen, irritimin dhe inflamacionin e ezofagut, por lehtë mund edhe të mbërthehet.
Varësisht nga madhësia e tabletës, nëse mbërthehet tableta mund të shkaktojë dhembje në gjoks, madje edhe gjakrrjedhje.
Edhe studimet e gastroenterologëve turq tregojnë që marrja e tillë e tabletavedëmton ezofagun – madje nëse merren edhe tabletat me vitaminën C kanë efekt negativ në këtë pjesë të sistemit të tretjes.
Rekomandimi i mjekëve është që tabletat gjithmonë t’i pini me një ose dy gota ujë.
Gjatë ditës duhet patjetër të merrni mjaft lëngje, më së paku tetë gota.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...