“Aktualisht i kam 59 fëmijë të cilët janë lindur nga sperma që e kam dhuruar, edhe shtatë janë para lindjes. Bashkëshortja ime për këtë gjë nuk ka haber dhe ky është sekreti të cilin do ta marr me vete ne varr”, ka thënë donatori, i cili nuk ka dashur të identifikohet, për serinë e BBC-së “Duke kërkuar spermë me çdo kusht”.
Këtij donatori, vërtet, nuk mund t’i ndodhë skena nga filmat e Hollywoodit “Delivery Man” kur Vince Vaughnit në derë i trokasin diç më shumë se 500 fëmijë të cilët janë ngjizur me spermën të cilën ai ia ka dhuruar bankës.
Në rastin e këtij donatori, situata është krejtësisht ndryshe, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, fjala është për “tregun e zi të spermës” i cili ka lulëzuar në Britani të Madhe, gjë që nuk ka lidhje me Brex-itin, mirëpo ka pasur edhe të tillë të cilët kanë thënë që edhe në atë plan do të dalin probleme: si duket tashmë kanë dalë.
Pra, procedura zyrtare e ngjizjes artificiale në Britani të Madhe kushton rreth 5.000 funte, gjë që janë goxha shumë para, andaj meshkujt e shkathtë kanë vepruar. Ata, kanë vendosur që spermën e tyre ta ofrojnë nëpërmjet Facebook-ut për vetëm 30 funte.
Disa femra kërkojnë donatorë që t’i lënë shtatzëna drejtpërdrejt, me marrëdhënie seksuale pa mbrojtje (kur është konstatuar që mashkulli është steril apo është fjala për çiftin femëror homoseksual).
Të tjerat gjejnë mjekun i cili do ta bëjë ngjizjen artificiale dhe e gjithë kjo do të kushtojë dukshëm më pak.
“Malli”, siç kanë konstatuar dhuruesit dhe marrësit, më së shpeshti merret në restorantet më të njohura të ushqimit të shpejtë, kafene apo tualete në kafeneve. /Telegrafi/
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...