I njihni hurmat e Arabisë, frutin që dietelogët e konsiderojnë si minierën e vitaminave.
Ky frut është shumë i shëndetshëm dhe përmban, kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.
Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë. Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave të Arabisë.
Forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë. Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
Zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet. Konsumi i saj esëll eliminon askaridet.
Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen.
Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet. Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin. Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve.
Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces./arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...