Interneti është i mbushur me dieta të panumërta, receta dhe trajtime natyrale për humbjen e peshës, që shumë prej tyre ndoshta edhe i kemi provuar.
Disa prej këtyre trajtimeve dhe recetave janë më efektive se tjerat, por në fakt është një recetë krejt natyrale që është shumë efektive dhe ka rezultate të mahnitshme.
Bëhet fjalë për ujin me xhenxhefil që ka efekt të jashtëzakonshëm në humbjen e peshës, veçanërisht në zonat problematike si bark, vithe, transmeton Klan Kosova.
Për më tepër, uji me xhenxhefil përpos që ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt është shumë i shëndetshëm dhe do t’ju mbrojë nga një numër i madh sëmundjesh.
Por cilat janë disa nga përfitimet e konsumimit të ujit me xhenxhefil?
Ul kolesterolin – Konsumimi i rregullt i ujit me xhenxhefil ulë nivelin e lartë të kolesterolit dhe do të parandalojë problemet që lidhen me këtë sëmundje.
Ndihmon me hipertensionin – Uji me xhenxhefil do t’ju ndihmojë të rregulloni nivelin e lartë të gjakut.
Veti anti-inflamatore –Ky lëng ka veti anti-inflamatore dhe do të parandalojë fillimin e osteoartritit dhe reumatizmit.
Veti anti-kancerogjene – Meqë ka veti anti-inflamatore anti-kancerogjene, uji me xhenxhefil ju mbron nga të gjitha llojet e kancerit.
Si ta përgatisni këtë recetë?
Përbërësit:
Disa feta të holla të xhenxhefilit
1.5 litra ujë
Lëng limoni (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Vlojeni fillimisht ujin dhe më pas shtoni rrënjët e xhenxhefilit. Lëreni të ziejë për 10-15 minuta dhe më pas lëreni të ftohet.
Përziejeni më pas lëngun, shtoni pak lëng limoni (sipas dëshirës).
Konsumojeni një gotë nga ky lëng në mëngjes, në stomak të zbrazët dhe një gotë në mbrëmje, para darkës.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë