Me këtë dietë do të arrini efektin maksimal.
Dietat e shpejta nuk janë zgjidhje kur dëshironi të eliminoni tepricën e kilogramëve. Dietat mund të jenë goxha më të komplikuara, varen nga gjendja shëndetësore e personit, si edhe nga shprehitë dhe orari i aktiviteteve ditore.
Mbajtja e peshës së shëndetshme trupore është bazë e jetës së shëndetshme dhe recetë për shmangien e sëmundjeve të ndryshme.
Nuk duhet të shkohet në skajshmëri dhe të kërkohet e pamundshmja. Gjithmonë bëhuni realë. Megjithatë, me këtë dietë do të arrini efektin maksimal, transmeton Telegrafi.
Ndiqni udhëzimet dhe me këtë shembull bëni menynë e ngjashme për një muaj:
Kafjalli: Bukë integrale apo bukë nga mielli i kokrrave të mbira; djathë i freskët jo i yndyrshëm; kos apo jogurt probiotik bashkë me farat e bluara të lirit; domate të freskëta ose tranguj.
Zëmra e parë (racioni midis kafjallit dhe drekës): dredhëza, djathë i freskët bademi.
Dreka: supë perimesh, oriz integral, troftë e përgatitur në furrë në qese për pjekje bashkë me fletë majdanozi apo selinoje, hudhër e grirë, rozmarinë dhe disa feta limoni.
Zëmra e dytë: (racioni midis drekës dhe darkës): çokollatë e zezë me 70% kakao apo galetë orizi me limonadë pa sheqer/e ëmbëlsuar me stevia.
Darka: bukë integrale apo bukë nga mielli i kokrrave të mbira; mish i bardhë pule (i zier, i pjekur pa vaj apo në skarë); sallatë të stinës (sallatë shope, iceberg/sallatë e gjelbër) me vaj ulliri; çaj bimor pa sheqer/i ëmbëlsuar me stevia.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...