Rastet me kancer në zorrën e trashë janë në rritje, sidomos në SHBA, pasi një numër i konsiderueshëm i njerëzve vuajnë nga obeziteti.
Por, një studim i ri ka gjetur se edhe një sasi e vogël e humbjes së peshës mund të zvogëlojë shanset për t’u prekur nga kanceri i zorrës të trashë, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi dy mesazhe kryesore të shëndetit publik bazuar në gjetjet tona. E para është se shmangia e shtimit të peshës në moshë madhore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të adenomave kolorektal. Dhe kjo, nga ana tjetër, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit kolorektal,” tha autorja e studimit Kathryn Barry.
“Dhe pastaj mesazhi i dytë është se humbja e peshës në moshë madhore, veçanërisht për të rriturit mbipeshë dhe obezë, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të adenomave përveç përfitimeve të tjera të mundshme shëndetësore”, shtoi Barry, e cila është Profesoreshë në Shkollën e Mjeksisë të Universitetit të Maryland në Baltimore.
Për studimin, shkencëtarët kanë përdorur të dhënat e raportuara të peshës nga Prova e Ekzaminimit të Kancerit të Prostatës, Mushkërive, Kolorektale dhe Vezoreve, e cila përfshiu gati 155,000 burra dhe gra të moshës 55 deri në 74 vjeç nga 1993 deri në 2001.
Hulumtuesit zbuluan se humbja e peshës në moshën e rritur shoqërohej me një ulje prej 46% të rrezikut për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.
Shoqata Amerikane e Kancerit vlerëson se Shtetet e Bashkuara do të shohin më shumë se 106,000 raste të reja të kancerit të zorrës së trashë në vitin 2022.
Autorët e studimit nuk rekomandojnë humbjen e peshës për njerëzit që tashmë kanë një peshë të shëndetshme, por mund të përfitojnë ata që janë mbipeshë ose obezë./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%