Studiuesit britanikë kanë një lajm të mirë për njerëzit që janë me diabet tip 2.
Ata kanë gjetur se këta persona nuk kanë nevojë që të humbasin shumë peshë për të bërë ndryshim në shëndet, transmeton portali arbresh.info
Në fakt, ata mund të humbasin vetëm 10 përqind të peshës trupore për pesë vite dhe në këtë mënyrë mund të parandalojnë përshkallëzimin e sëmundjes.
Nuk ka rëndësi se çfarë diete ju ndihmon të humbni peshë. Dhe nuk ka rëndësi se sa ngadalë apo sa shpejt i humbisni ato.
“Edhe një sasi e vogël e humbjes së peshës mund t’ju ndihmojë që të arrini reaksionin e duhur. Dietat eksteme dhe ushtrimet nuk janë të domosdoshme”, tha autorja e studimit, Dr. Hajira Dambha-Miller, nga Universiteti i Cambridge.
“Diabeti i tipit 2 nuk duhet të shihet si një sëmundje e përjetshme”, shtoi ajo. Sipas saj, sëmundja në thelb mund të kurohet nëse humbisni peshë.
Studiuesit thanë që diabeti tip 2 prek 400 milion njerëz në të gjithë botën. Zakonisht konsiderohet një sëmundje kronike, progresive. Por humbja e konsiderueshme e peshës përmes dietave ekstreme (më pak se 700 kalori në ditë) mund të sjellë reaksion në pothuajse 90 përqind të personave me diabet tip 2, vuri në dukje autorja e studimit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...