Humbin jetën dy persona nga gripi ‘Influenca A’

17:39 | 22 Janar 2019
A. B.

Nga një tetori 2018 e deri me sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 18.736 raste të dyshimta në grip, 3.233 raste me infeksione respiratorë akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratorë akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, ku numri më i madh i rasteve raportohet nga komunat: Prishtinë, Prizren dhe Podujevë por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë javës së 02-të (07.01.2019-13.01.2019) janë raportuar 1.617 raste ILI dhe 319 raste ARI dhe 3 raste SARI.

Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 127 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 19 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 19 raste pozitive në 3 mostra është bërë subtipizimi dhe i takojnë subtipit AH1pdm09.

Sot më 22.01.2019 nga Klinika Infektive janë raportuar dy raste vdekje me Influenca A, një prej tyre me subtipin AH1pdm09.

Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 7 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI).

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të majftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuiar dhe me sëmundje kronike rekomandohen që të vaksinohen.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme