Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastarati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Një mik i tij, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Kastrati është i sëmurë, pa specifikuar se çfarë problemi shëndetësor mund të ketë ai, transmeton arbresh.info
Ai është lutur për shëndetin e Kastratit, në mënyrë që ai të shërohet sa më parë dhe t’u kthehet veprave të tij humanë në të mirë të nevojtarëve.
“Lutem që humanisti i madh dhe miku im i nderuar Halil Kastrati t’i tejkaloj sa më parë të gjitha sfidat shëndetësore dhe të kthehet në normalitetin e zakonshëm, për të vazhduar kontributin shumë me vlerë në angazhime e tij humanitare dhe publike!”, ka shkruar miku i Kastratit, Gëzim Qerimi.
Halil Kastrati, me shoqatën e “Jetimat e Ballkanit”, janë tashmë të njohur në hapësirat mbarë shqiptare për aktivitetet e humanizmit duke i bërë me shtëpi shumë familje në nevojë dhe duke i bërë me strehë pleqtë që nuk kanë askënd që të kujdeset për ta. /arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...