Hulumtuesit në Uells dhe Angli e kanë zhvilluar një ilaç shumë efektiv kundër astmës, dhe gjatë procesit mund ta kenë zbuluar shkakun themelor të çrregullimit.
Në një studim së fundi, shkencëtarët e hulumtuan çrregullim e frymëmarrjes nëpërmjet modeleve të rrugëve të frymëmarrjes në minjtë dhe njerëzit, duke përdorur inde nga njerëzit astmatik dhe joastmatik.
Puna e tyre e identifikoi receptorin ndjesues kalcium të trupit (CaSR) si fajtorin kryesor i cili i shkakton simptomat e astmës – ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, irritimi dhe inflamimi i rrugëve të frymëmarrjes.
Meqë pjesa më e madhe e sistemit imunitar të pacientëve me alergji reagon ndaj polenit apo grimcave të tjera, modelet e hulumtimit treguan se CaSR u tejngarkua kur indi astmatik u irritua nga stimujt e jashtëm.
Hulumtimi gjithashtu e tregoi efektivitetin mbresëlënës të një klase të barnave të njohura si calcilytic, të cilat manipulojnë me CaSR dhe në eksperimente laboratorike zmbrapsën simptomat e astmës. Calcilyticët aktualisht përdoren kryesisht për ta trajtuar osteoporozën.
“Gjetjet tona janë jashtëzakonisht emocionuese”, tha studiuesja kryesore Daniela Riccardi, profesoreshë në Shkollën e Bioshkencave në Universitetin Cardiff, në një njoftim për shtyp.
“Për herë të parë e kemi gjetur një lidhje të inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes, e cila mund të shkaktohet nga shkaqet mjedisore – si alergjenët, tymi i duhanit dhe tymi i makinave – dhe irritimi i rrugëve të frymëmarrjes në astmën alergjike”.
“Nëse ky hulumtim rezulton i suksesshëm, mund të jemi vetëm disa vjet larg nga një trajtim i ri për astmë, dhe kemi nevojë urgjente për investime të mëtejshme për ta dërguar atë më tej në hulumtimet klinike”, tha dr. Samantha Walker, drejtoreshë e politikave dhe e hulumtimit në Asthma UK.
Walker ishte me ndikim në financimin e kërkimit – një bashkëpunim mes shkencëtarëve në Universitetin e Cardiff, Kings College London dhe Klinika Mayo.
Studimi u botua ditë më parë në revistën Science Translational Medicine. /Telegrafi/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës