Hulumtimi ka treguar: Birra “ujit” mendjen, “shuan” memorien

12:49 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Hulumtimi i paradokohshëm i Universitetit Ilinois ka zbuluar se konsumimi i birrës mund t’i bëjë njerëzit më të mençur, aq më parë kur është e nevojshme që në mënyrë kreative të zgjidhet ndonjë problem.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 40 meshkuj të moshës midis 21 dhe 30 vjeç. Gjysma e tyre ka pirë dy gota birrë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë nuk kanë konsumuar kurrfarë alkooli, transmeton Telegrafi.

Të gjithë janë detyruar të zgjidhin serinë e detyrave me asociacione (kanë marrë disa fjalë dhe janë detyruar pastaj t’i propozojnë fjalët të cilat përfshihen në atë grup). Rezultati?

Grupi i cili ka konsumuar birrë ka zgjidhur 40 për qind më shumë detyra se kolegët e tyre esëll, me ç’rast për zgjidhjen e detyrave u janë dashur edhe më pak kohë.

Nga ana tjetër, pjesëmarrësit të cilët kanë konsumuar birrë kanë zgjidhur më mirë detyrat kreative njëkohësisht kanë realizuar rezultate më të këqija në testet e memories.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme