Studimi, i botuar në revistën Advances in Nutrition, ka analizuar 19 studime klinike me nënat dhe foshnjat, ndërsa ka ardhur në përfundim se cilat vitamina duhet të marrin nënat pas lindjes.
Suplementet dietike që përmbajnë acid folik, acide yndyrore omega 3 janë rekomanduar për një kohë të gjatë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, dhe hulumtimet e fundit kanë treguar se gratë duhet të marrin një vitaminë pas lindjes, transmeton portal arbresh.info
“Vitamina D ruan ekuilibrin e duhur ndaj kalciumit, përmison imunitetin dhe shëndetin e zorrëve, stimulon punës e gjëndres tiroide”, thotë mjekja Alehandro Karasko.
Gjithashtu, studimi rekomandon që edhe fëmija në vitin e parë të lindjes duhet të marrë vitaminë D gjatë vitit të parë dhe deri në vitin e tretë të lindjes, por vetëm në muajt e dimrit.
“Shkencëtarët e mjekëve të mjekësisë së brendshme kanë arritur në përfundimin se mungesa e vitaminës D mund të kompensohet nëse nëna merr 6000 IU vitaminë D3 në ditë”, tha Dr. Kerlo Wagner, autor i studimit.
“Vitamina D është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjitha gratë në moshë të lindjes, veçanërisht për gratë shtatzëna dhe ato në gji”, përfundoi doktor Wagner, duke shtuar se ata që nuk bëjnë pjesë në këto grupe duhet të kenë kujdes edhe në vitaminën D”, tha ai./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...