Hudhra është një ndër perimet që ka veti të shumta për hsnëdetin e njeriut. Së fundmi rezulton se ajo ka një ndikim të madh në humbjen në peshë. Gjithashtu disa nga efektet e përdorimit të saj janë reduktimi I stresit dhe shërimi i infeksioneve bakteriale.
Ajo vepron si antibiotik, ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin dhe rregullon insulinën. Trajton edhe problemet me zemër, arterosklerozën, reumatizmin dhe komplikimet e diabetit.
Hudhra në sasi të madhe është kundër produktive për njerëzit me gjakderdhje sepse është një antikoagulant. Po ashtu, mundet të shkaktojë rritim në stomak. Ndër të tjera ajo ndihmon në shërimin e, infeksionet e zorrëve, hemorroidet, stresi dhe pagjumësia, tromboza dhe arresti kardiak, temperatura, edema dhe anemia.
Disa nga përdorimet e hudhrës për humbjen në peshë janë;
Përdorimi i hudhrës si në gatim ashtu dhe e papërpunuar ka një ndikim të madh në humbjen në peshë. Kur është e shtypur, lirohet alicina që vepron si antibiotik dhe antioksidues. Ndërsa kur është e gatuar, liron përbërësit reladenosene dhe ajoene, të cilët efekt kundër mpiksjeve të gjakut dhe ndihmojnë në kontrollimin e kolesterolit.
Përdorimi i saj përmirëson tretjen, pasi ngrit sekretimin e thartirave në stomak. Nivelin e sheqerit në gjak e mban nën kontroll dhe heq helmet dhe lëngjet e tepërta nga organizmi.
Gjithashtu një mënyrë e mirë e përdorimit të saj është dhe kombinimi me një lugë vaj ulliri me 1 thelb të shtypur të hudhrës. E konsumoni çdo mëngjes së paku gjysmë orë para mëngjesit, dhe shumë shpejt do të shikoni ndryshimet në trup.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...