Hudhra është një antibiotik dhe antioksidant i fuqishëm, kështuqë mbron nga shumë nga infeksionet.
Përfitimet shëndetësore të hudhrës janë të shumta. Për të gjithë ata që ankohen për presion të lartë të gjakut, kjo është mënyra më e lehtë dhe e sigurt për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut. Më e mira nga të gjitha, ju e merrni një herë në ditë dhe nuk ka efekte anësore, siç është rasti me ilaçe të ndryshme, transmeton portal arbresh.info
Inflamacioni i çdo lloji mund të parandalohet dhe kurohet me hudhër. Ata që vuajnë nga artriti mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga hudhra. Konsumimi i hudhrës në stomak bosh jo vetëm që do t’ju ndihmojë të luftoni simptomat e artritit, por edhe kundër dhimbjes që lidhet me të.
Si funksionon sistemi imunitar?
Kjo bimë e mrekullueshme ju mban larg infeksioneve të kërpudhave, lythat, baktereve dhe të gjitha infeksioneve të tjera bakteriale. Nëse tashmë jeni viktimë e një prej këtyre infeksioneve, merrni hudhër një herë në ditë dhe do të ndiheni shumë më mirë brenda disa ditësh.
Hudhra ndihmon edhe kundër sistemit të dobët imunitar, e cila është kthyer në temë të ditës ditëve të sotme për shkak të pandemisë.
Për shkak të rënies së sistemit imunitar, shpesh ndodhin ftohjet, gripi, alergjitë në hundë dhe sëmundje më serioze. Kur sistemi juaj imunitar është i fortë, ai është në gjendje t’ju mbrojë.
Një thelp hudhër ka 12 mg kalium, 5 mg kalcium dhe 100 përbërje squfuri.
Është e mirë edhe për mushkëritë. Ju ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e organeve të frymarrjes. Parandalon edhe pneumoninë, bronhitin, kollitjen dhe sëmundjet tjera që lidhen me rrugët e frymarrjes./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...