Google ADS

Hudhra ju shpëton jetën, ja si ta përdorni nëse vuani nga zemra

01:24 | 4 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Përvoja italiane e konsideron hudhrën si një lëndë hipotensive optimale.

Ajo forcon, nxit dhe stimulon e lehtëson qarkullimin dhe pastrimin e gjakut. Hudhra ul tensionin e gjakut dhe forcon tkurrjet e zemrës, normalizon ritmin kardiak.

Hudhra pakëson sasinë e kolesterolit, sheqerit dhe yndyrnave të gjakut.

Në sëmundjen hipertonike, ka disa skema mjekimi të sëmundjes hipertonike.

Fillon me 1 thelb hudhre në ditë, shtohet nga 1 thelb hudhra në ditë derisa arrin 5 thelbinj në ditë dhe më pas doza ulet gradualisht nga 1 thelb në ditë, derisa arrin doza fillestare 1 thelb në ditë.

Me 7 ditë pushim kura mund të përsëritet kështu deri në përmirësimin e gjendjes.

Përzihen 5 lugë gjelle mishle me baraz peshë; 25 gr lule murrizi, me disa thelbinj hudhre, me bar bishtkali dhe me bar veshtulle në 1 litër ujë valë. Pas 2 ore kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe jepet 2 herë në ditë, para buke, nga 1-2 lugë gjelle.

Hudhra pakëson ose zvogëlon formimin dhe ngjitjen e trombociteve në paretet e enëve të gjakut dhe pakëson rrezikun e arteriosklerozës cerebrale e kardiake dhe rrallon ose zhduk edhe krizat cerebrale e kardio vaskulare, si dhe sëmundjet trombo-embolike të aparatit të qarkullimit të gjakut.

Kohët e fundit është konstatuar botërisht se hudhra dhe gatesat e saj tresin minipllakëzat ose trombocitet nga yndyrnat dhe kalciumi që depozitohen në paretet e enëve të gjakut arterial.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme