Hojet e mjaltit përmbajnë një substancë aktive, e aftë të ndalë zhvillimin e qelizave kancerogjene.
Propolisi, që është një substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët, me qëllim për të mbajtur mjaltin në hojet e zgjoit, njihet prej shumë shekujsh në mjekësinë popullore për shkak të përdorimit të saj të shumtë kundër sëmundjeve të sezonit të ftohtë si ftohjet, dhimbjet e fytit apo alergjitë e ndryshme.
Por, kohët e fundit kjo substancë e prodhuar nga bletët është bërë objekt i një studimi që synon t’i japë statusin e një ilaçi kundër qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancerin e prostatës, transmeton Shqip studimin. Eksperimenti është ushtruar mbi disa minj, nga ka rezultuar se te ato kafshë që u trajtuan me substancën propolis vihej re një reduktim në masë i tumorit të prostatës. Sipas studiuesve, nëse minjtë ushqeheshin çdo ditë me propolis, qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri, përkundrazi, në momentin që trajtimi me këtë substancë ndërpritej, fillonte përsëri zhvillimi i tumorit.
Sipas studiuesve, nuk është se me këtë substancë shkatërrohet kanceri, por qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri dhe në këtë mënyrë mund të kapet në kohë sëmundja përpara se të përparojë. Kështu, aftësia për të mbajtur nën mbikëqyrje rritjen e tumorit, bën që ai të mund të trajtohet më me kujdes dhe të ekzistojë një shans më shumë për të pasur sukses në shkatërrimin e tij. Gjëja më e mirë në këtë rast është se kemi të bëjmë me një mjekim më se natyral, që i shtohet ndërkohë përpjekjeve të tjera të arritura nga mjekësia në luftën kundër sëmundjes së kancerit.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...