Hirra është lëng si ujë, në ngjyrë të gjelbër shumë të çelur, që del kur pritet qumështi ose kur kullojmë djathin e njomë apo edhe që e nxjerr kosi pasi mpikset. Hirrë e zier. Hirrë qumështi. Hirra e djathit (e kosit, e gjizës).
Duke qenë se shumë njerëz nuk janë në dijeni të vlerave ushqyese të shumta që ajo mbart, e hedhin pasi kullojnë gjizën ose djathin.
Ky nënprodukt i qumështit përmban proteina, laktozë, minerale (kalcium, fosfor, magnez, zink), vitamina (B2, B6, B12, C, K), aminoacide dhe yndyrna të shëndetshme.
Mineralet mbrojnë qelizat dhe parandalojnë një sërë sëmundjesh, si tensionin e lartë të gjakut, goditjen në tru dhe sulmin në zemër.
Proteinat parandalojnë osteoporozën, rregullojnë nivelet e kolesterolit, parandalojnë formimin e pllakës bakteriale në dhëmbë, rrisin masën muskulore, forcojnë sistemin imunitar, lehtësojnë stresin dhe rigjenerojnë mëlçinë.
Mëlçia është organi i vetëm në trup që ka fuqinë e rigjenerimit. Ky organ kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup, për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti antimikrobiale dhe antivirale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.
Hirra rekomandohet gjithashtu për rënien në peshë duke qenë se proteinat e saj ndihmojnë për t’u dobësuar dhe rritur masën muskulore.
Përveç kësaj, ajo ju jep ndjesinë e ngopjes duke ndikuar tek nivelet e hormoneve që ulin oreksin.
Dikur hirra ka qenë pija e preferuar nëpër bujtina apo kafene. Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.
Mund të thuhet me siguri që hirra është po aq e shëndetshme dhe e këshillueshme për t’u konsumuar sa dhe qumështi, kosi apo dhalli.
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...