https://youtu.be/NfR8By_gd7c
Nëse për shkak të qëndrimit ulur tërë ditën në zyrë shpesh ju dhemb shpina, ju propozojmë që këto tri ushtrime të tendosjes t’i përfshini në stërvitjet tuaja.
Dhembja e shpinës është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të kohës moderne, por, nëse nuk e sanojmë me kohë, mund të shkaktojë pasoja serioze.
Ryan Krane, shpikës i programit shumë të dobishëm, i cili ndihmon në eliminimin e dhembjes së shpinës, ushtrimet i ka ndarë në tri lëvizje themelore të tendosjes, transmeton Telegrafi.
Ushtrimi i parë bëhet për tendosjen e fleksorëve të kërdhokullës dhe për eliminimin e dhembjes në pjesën e poshtme lumbale të shpinës.
Në ushtrimin e dytë bëhen tendosjet e muskujve të gluteusit, ndërsa në të tretin theksi vihet në tendosjen e muskujve të shpinës.
Duke i bërë këto tri ushtrime, do t’i relaksoni muskujt e shpinës dhe do të shtoni vëllimin e lëvizjeve.
Aksion i Antidrogës në Prizren, dy të arrestuar
Vullneti dhe Rovena shkëmbejnë puthje në distancë, reagimi i...
Kryetari i radhës i OSBE-së, Ian Borg do të vizitojë Shqipër...
Fitorja e Trumpit, Limaj: Ishte madhështore – Populli amerik...
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Vajza e Elon Musk nuk është e vetmja: Një numër yjesh të Hol...