Përshpejtimi i metabolizmit është padyshim mënyra më e mirë për të humbur peshë. Këtë mund ta arrini duke konsumuar shumë ushqime natyrore, por nëse do të përshpejtojni metabolizmin tuaj, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe erëzave.
Nëj studim i kryer nga hulumtuesit nga Universiteti i Shkencës Mjeksore në Iran, ka kryer një ekspriment me 88 obeze, duke i ndarë ato në 2 grupe, transmeton arbresh.info.
Gratë nga të dy grupet i janë nënshtruar një diete të shëndetshme për tre muaj. Ato kanë konsumuar më pas 500 kalori në ditë. I vetmi ndryshim në dietën e tyre ishte përdorimi i erëzës qimnon.
Grupi i parë i grave kanë konsumuar nga 3gr qimnon çdo ditë. Gjatë eksprimentit ato e kanë konsumuar erëzen me kos çdo mëngjes në stomak bosh, ndërsa grupi tjetër ka konsumuar vetëm kos, pa erëz.
Rezultatet e grupi të parë kanë qenë të mahnitshme. Gratë e grupit të parë kanë humbur kilogramë shumë më shpejt se sa gratë e grupit të dytë.
Gratë e grupit të parë gjatë muajit të parë kanë humbur 14.64% të yndyrës, ndërsa grupi i dytë vetëm 4.91%.
Kjo erëz posedon veti të mahnitshme. Ajo përmban sasi të lartë të filosterolit, e cila konsiderohet një ndër përbërësit kryesorë që parandalon kolesterolin në trupin tonë. Kjo është arsyeja e vetme pse kjo erëz mund të përshpejtojë metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës./Arbresh.info
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...