Anemia është si pasojë e mungesës së hekurit që është edhe tipi më i shpeshtë.
Por, për të precizuar duhet bërë diagnozën dhe analizimin e mirë të të gjitha parametrave të pasqyrës së gjakut, thonë mjekët.
Përveç nivelit të ulët të hemoglobinës, mjekët thonë se duhet konfirmuar edhe vlera e vetë hekurit, përkatësisht nivelit të feritinit.
Format më të shpeshta të anemisë mund të jenë si pasojë e deficitit të vitaminës B12 dhe acidit folik.
Pacientët të cilët përballen me këtë lloj pagjakësie shpesh kanë simptoma të ndryshme dhe duhet dërguar për kontroll te neurologu, ose gastro-enterologu, pasi kanë probleme me mpirje dhe lukthin./Arbresh.info/