Grejpfruti është i njohur për vetitë antioksiduese dhe vetitë antibakteriale.
Është i pasur me vitaminë C, vitamin A, B, D, E, kalcium, fosfor, magnez, mangan, zink, bakër dhe hekur, transmeton Klan Kosova.
Pija e mëposhtme që përmban grejpfrut konsiderohet si një pije magjike e shëndetit të mirë dhe bukurisë.
Përbërësit:
Një grejpfrut i pjekur
1 lugë gjelle mjaltë
Si ta përgatisni këtë pije?
Ndajeni grejpfrutin në gjysmë, preferohet të jetë i ftohtë (nga frigoriferi) dhe largojeni pjesën e brendshme me lugë.
Vendoseni pjesën e brendshme dhe mjaltin në një blender (mikser) dhe përzieni derisa masa të jetë homogjene.
Kjo pije magjike përmban elementë të dobishëm si:
Pektin – që kontribuon në nxjerrjen efikase të kolesterolit të tepërt (nëse hani grejpfrut çdo ditë e ulni kolesterolin e keq deri në 15.5 % dhe trigliceridet me 27 % ), ul gjithashtu nivelin e insulinës në gjak dhe stabilizon metabolizmin.
Lycopene – ndihmon në luftën kundër toksinave dhe substancave të dëmshme në trup.
Një gllënjkë e kësaj pike, pas drekës (prisni 20 minuta pas ngrënies), është në gjendje të djegë pothuajse gjysmën e kalorive të fituara gjatë ushqimit.
Pija magjike ka efekte shëruese edhe për hipertensionin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Përveç kësaj, grejpfruti përmban një numër përbërësish që na ndihmojnë të luftojmë kundër ftohjeve dhe është vërtetuar se e njejta parandalon lloje të caktuara të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...