Këto mëlmesa me siguri i keni në shtëpinë tuaj, por nuk e dini që bëjnë mrekulli kundër thartirës në lukth.
Nëse shpesh vuani nga thartira në lukth, nuk jeni të detyruar të vraponi pas ilaçeve. Përdorni artikujt ushqimorë, të cilët i keni në kuzhinë dhe bëni ilaçe efikase natyrore.
Ilaçi me borzilok
Kur i hetoni simptomat e para të tajitjes së thartirës në lukth dhe të djegësirës, merrni dhe përtypni fletët e pastruara të borzilokut. Gjithashtu mund të zieni 3-5 fletë borziloku në një filxhan uji, por mos i shtoni qumësht.
Pija me kanellë
Kanella është ilaç i shkëlqyeshëm për problemet me tretjen dhe telashet e lukthit. Shtoni një lugë të vogël kanellë në një filxhan uji dhe ngroheni. Lëreni të vlojë disa minuta, pasta hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Ky çaj me kanellë duhet të pihet dy deri tri herë në ditë.
Zingiberja (Eugenia cariophullata) si ilaç
Kjo mëlmesë mund të zvogëlojë tajitje të thartirës në lukth dhe të eliminojë gazrat. Vetëm përtypeni disa kokrra zingibereje gjatë ditës. Është ilaç efikas kundër erës së keqe edhe përzierja e zingiberes dhe kardamomit .
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...