Google ADS

Harrojeni ftohjen për dy ditë

16:54 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

A e keni ditur se me vetëm dy përbërës dhe një recetë të thjeshtë mund ta kaloni ftohjen për dy ditë?

Sekreti fshihet në kuzhinën tuaj. Të gjithë ne i dimë përfitimet e mjaltës dhe kanellës por kombinimi i këtyre dy përbërësve është i jashtëzakonshëm, sidomos për ftohjet e stinës.

Pija që e gjeni më poshtë forcon imunitetin, ndihmon me lodhjen, kollën kronike, ftohjet, gripet dhe pastron sinusët, transmeton Klan Kosova.

Si mjalta ashtu edhe kanella kanë veti anti-virale, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale duke ndihmuar kështu për të luftuar infeksionet.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle pluhur kanelle

Përgatitja:

Përzieni mjaltën dhe kanellën në një decilitër ujë të vakët derisa të shkrihen krejtësisht.

Konsumojeni këtë pije dy herë në ditë, preferohet për tri ditë rresht.

Poashtu të njëjtën përzierje mund ta hani edhe pa e tretur në ujë./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme