Perimet përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese që mbështesin shëndetin e përgjithshëm fizik.
Një studim i ri i publikuar në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics sugjeron se, përveç shëndetit fizik, perimet mund të përmirësojnë edhe shëndetin mendor, transmeton portal arbresh.info
Në studimin e fundit, studiuesit kanë dashur që të shohin nëse mund të gjenin ndikimin që kanë ushqimet në lumturinë dhe psikologjinë e personave.
Për ta testuar këtë, ata analizuan 75 pjesëmarrës midis moshës 18 dhe 65 vjeç, të cilët zakonisht kishin konsum të ulët të perimeve. Ata u ndanë në grupin e testimit dhe të kontrollit.
Për 8 javë, pjesëmarrsve iu dhanë perime të freskëta dhe të ngrira.
Çdo pjesëmarrës në test hante dy deri në tre racione perime çdo ditë dhe iu dha liria për të zgjedhur perimet që dëshironin të hanin.
Këto rezultate konfirmojnë atë që shumë ekspertë të ushqimit dhe të ushqyerit kanë supozuar, se një dietë e larmishme mund të ketë një ndikim të gjerë në mirëqenien e përgjithshme të një personi.
Në punën kërkimore, shkencëtarët kanë gjetur se vitaminat dhe fitokimikatet në perime kanë efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat mund të kenë një efekt pozitiv në mirëqenien psikologjike./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...