Sipas studimeve të fundit, janë super shtatë ushqime që mund të ndihmojnë kundër sëmundjes së kancerit.
Këto ushqime që i gjeni më poshtë përpos që janë të shijshme, janë edhe shumë efektive për të trajtuar këtë sëmundje kërcënuese për jetën.
Nëse ju doni të mbroni veten nga kanceri, shijoni këto ushqime.
Vera e kuqe
Lëkura e rrushit është e pasur me antioksidantë që mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe të ndihmojë me një numër çështjesh të tjera shëndetësore.
Poashtu mund të ndihmojë organizmin tuaj në luftën kundër radikalëve të lirë dhe viruseve si dhe të zvogëlojë shkatërrimin e qelizave dhe të stimulojë riparimin e ADN-së, transmeton Klan Kosova.
Ndjehuni të lirë të shijoni një gotë verë të kuqe, por sigurohuni që të kënaqeni me sasi të moderuar.
Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një erëzë e dobishme që mund të përdoret për qëllime të ndryshme shëndetësore.
Kjo erëzë mund të stimulojë humbjen e peshës dhe të parandalojë zhvillimin e kancerit gjithashtu.
Boronicat dhe mjedrat
Boronicat dhe mjedrat janë të njohura për vetitë e tyre anti-kancerogjene, e veçanërisht janë të dobishme për gratë sepse njihen se zvogëlojnë rrezikun e kancerit ovarian.
Këto dy fruta marrin ngjyrën e tyre të errët nga nivelet e larta të phytokemikaliet – komponime që zvogëlojnë efektin e aktivatorëve të kancerit dhe pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit.
Domatet
Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës për 50%, sipas një studimi të fundit të Harvardit.
Kjo është për shkak të pranisë së likopenit, një agjent i fuqishëm anti-kancerogjen.
Përqendrimi i likopenit rritet kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta që është edhe arsyeja pse domatet e gatuara sygjerohen për pacientët me kancer.
Çokollata e zezë
Përveç përmirësimit të shëndetit të zemrës, çokollata e zezë mund të përmirësojë efikasitetin e trajtimit të sëmundjes së kancerit.
Kafeja dhe çaji i gjelbër
Të dyja pijet janë stimulues të energjisë që mund të parandalojnë zhvillimin e kancerit.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?