Hani këto ushqime dhe do të jetoni më gjatë

21:32 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Së fundmi, kur bëhet fjalë për shëndetin dhe ushqyerjen e shëndetshme, ndërgjegjësimi ashtu si edhe njohuritë e njerëzve janë rritur shumë herë më shumë se në të kaluarën.

Tani të gjithë në një mënyrë ose tjetër përpiqen që të ushqehen sa më shëndetshëm që munden.

Shumica e njerëzve i kushtojnë vëmendje ushqimit të tyre për të përfshirë ushqyesë që luajnë një rol të rëndësishëm në “luftën” kundër viruseve, ftohjeve dhe sëmundjeve.

Në këtë kontekst më poshtë janë shtatë ushqime, të cilat duke i konsumuar rregullisht do të përmirësojnë shëndetin tuaj në një kohë relativisht të shkurtër, transmeton Klan Kosova.

Orizi– ul rrezikun nga sëmundja e diabetit, për shkak të vitaminës B1.

Brokoli – përmban vitaminën K, që rregullon prodhimin e insulinës kështu që edhe ky ushqim ndihmon kundër diabetit.

Lëngu i boronicës së kuqe – tre gota lëng në ditë, të paktën për 40 % ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Avokado – burim i pasur i kaliumit që mbron nga shtypja e lartë e gjakut.

Grejpfruti i kuq – nëse gjatë ditës, konsumoni të paktën një grejpfrut të kuq, niveli i kolesterolit të keq në gjak ulet për të paktën 20 %.

Kafeja – 2 deri 3 filxhanë kafe në ditë, pa sheqer, redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës deri në 53 %.

Perime me ngjyrë të gjelbër – rrit nivelin e antioksidantëve në gjak që lufton një numër të madh të sëmundjeve, përfshirë edhe kancerin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme