Hani këto fruta t’i mbani mushkëritë të reja

21:13 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ngrënia e frutave të freskëta mban mushkëritë tuaja të reja.

Kjo ka dalë pas një studimi të kryer në Bloomberg School, ku ish duhanpirësit me një dietë të lartë, e duke ngrënë molla dhe domate dhe prodhime tjera të freskëta, kanë më shumë shanse të rikthejnë funksionimin e plotë të organeve të frymëmarrjes sesa ata që nuk i hanë ato, përcjellë Klan Kosova.

“Ky studim nxjerr se dieta mund të riparojë dëmet në mushkëritë e njerëzve të cilët kanë lënë duhanin”, ka thënë autorja e studimit, Vanessa Garcia-Larsen.

“Ky studim sugjeron që dieta e pasur me fruta mund të zvogëlojë plakjen e mushkërive edhe nëse kurrë nuk keni pirë duhanin”, ka thënë ajo.

Mushkëritë arrijnë ‘pjekurinë’ mes moshës 20 – 25 vjeç, në pas moshës 35 vjeçare fillojnë të pësojnë rënie./klan kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme