Bananja është një nga frutat më të preferuar për shumë njerëz.
Është i pasur me kalium dhe luan rol të madh në tkurrjen e muskujve, funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe funksionimin e mirë të zemrës, transmeton portal arbresh.info
Banania ndihmon shumë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.
Çfarë ndodh nëse hani banane çdo ditë?
Ky frut si burim i pasur i shumë vitaminave dhe mineraleve na jep energji. Ekspertët rekomandojnë që të hahet një ose dy banane në ditë. Konsumimi i tepërt i bananeve mund të dërgojë në shtim të peshës.
Ndihmon në shëndetin e zorrëve
Sot, më shumë se kurrë më parë, është e qartë për ne se shëndeti i zorrëve është i nevojshëm për shëndetin e të gjithë organizmit. Ka shumë strategji për ta ruajtur atë, dhe një banane është e shkëlqyeshme për këto nevoja. Sipas një studimi të vitit 2017, bananet janë të pasura me një sheqer të thjeshtë – fruktoza monosakaride, e cila rrit prodhimin e acideve të nevojshme për shëndetin e zorrëve.
Humbja e peshës
Mëqenëse është e mbushur me fibra dhe proteina, një banane do t’ju ndihmojë që të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë, pavarësisht faktit që ajo përmban vetëm 100 kalori. Ky frut bën pjesë në listën e ushqimeve që ndikojnë në humbjen e peshës.
Energji
Nëse hani banana para stërvitjeve, atëherë mund të rrisni nivelet e energjisë dhe të parandaloni ndjenjat e lodhjes gjatë ditës. ezultatet e një studimi më të vogël treguan se ata që pinë pije sportive çdo 15 minuta në vend të një bananeje gjatë stërvitjes, japin rezultate shumë më të dobëta. Kjo është pikërisht ajo që dëshmon se si bananet krijojnë energji të re dhe i bëjnë ushtrimet më të lehta.
Përmison shikimin
Sipas hulumtimit, bananet përmbajnë vitaminë A e cila mbron sytë dhe shikimin dhe përmirëson shikimin e natës. Nuk ka nevojë të hani një karotë çdo ditë kur mundeni dhe një banane e cila, jo vetëm që do të përmirësojë shikimin, por do të ruajë shëndetin e përgjithshëm të trupit./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...