Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave. Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori. Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht. Në të dytën, morrën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D.
Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave. Ata rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë. Sipas studiuesve kumbullat e njoma por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat. Kumbullat kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat. Kumbullat kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës.
Ato janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit. Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur. Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut. Por le të kthehemi tek shëndeti i kockave dhe roli i kumbullave të thata. Një sasi prej 3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium. Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave. Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.
Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato. Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës. Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave. Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm. Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme. AgroWeb.org ju udhuezon të mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat. Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D. Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi. Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme./AgroWeb.org
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...