Për vite me rradhë shkencëtarët kanë qenë skeptikë ndaj idesë se grupi i gjakut mund të ndikojë fort në predispozitën e sëmundjeve të caktuara.
Megjithatë, shumë studime të kohëve të fundit kanë treguar se grupi i gjakut na bën më të predispozuar ndaj një sëmundjeje të caktuar. Për më tepër, është pikërisht grupi i gjakut që mund të luajë rol mbrojtës ndaj tyre.
Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë arritën në këtë konkluzion pasi analizuan të dhënat e mbi 20,000 pacientëve.Studimi i cili do të publikohet së shpejti në revistën Lancet ka nxjerrë në pah fakte shumë interesante. Për shembull, njerëzit që në organizmin e tyre kanë genin specific Adamts7 janë më të rrezikuar nga një atak në zemër. Nga ana tjetër, njerëzit me grup gjaku 0 që kanë në organizëm genin e lartpërmendur nuk përballen aspak me këtë rrezik.
Grupet e Gjakut Të Njeriut Dhe Sëmundjet
Grupi i gjakut të njeriut përcaktohet nga genet e trashëguara prej prindërve. Gjaku i njeriut kategorizohet në grupet A, B, AB dhe O. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, të dhënat e Kryqit të Kuq në Shqipëri tregojnë se 40.1% përqind e popullësisë në vend ka grup gjaku 0. 36.7% e popullësisë ka grup gjaku A, 17.1% me grup B dhe 6.1 përqind me grup AB.
Ajo që bën dallimin në secilin prej grupimeve është një substance e quajtur antigen. Kjo substancë shërben edhe si sistem për mbrojtjen e imunitetit. Çdo grup gjaku ka pikat e veta më të forta kundër sëmundjeve të caktuara por edhe dobësi të mëdha. Ekspertët suedezë kanë analizuar të dhënat e mbi një milionë njerëzve.
Ata kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me grup gjaku A mund të jenë më të brishtë ndaj sëmundjeve gastrike. Ndërkohë ata me grup gjaku 0 mund të jenë më të prirur të preken nga ulçera peptike. Gratë me grup gjaku 0 kanë një numër të ulët dhe cilësi të dobët të vezëve, gjë që ndikon në gjasat e një shtatzanie. Një studim tjetër i universitetit të Harvardit, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se gratë që kanë një grup gjaku B apo AB janë më të rrezikuara nga problemet me vezoret. Burrat me grup gjaku 0 janë më të prirur të shtojnë në peshë dhe të jenë obezë.
Sëmundjet e Zemrës
Një studim i universitetit të Vermontit ka zbuluar se njerëzit që nuk kanë grup gjaku 0 janë 60-80 përqind më të rrezikuar nga tromboza. Grupet e gjakut, A, B dhe AB janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se grupi 0.
Problemet Me Kujtesën
Studimet e lartpërmendura kanë zbuluar se njerëzit me grup gjaku AB janë 82% më të prirur të vuajnë nga problemet me kujtesën dhe të menduarit. Një gjë e tillë mund të nxisë shfaqjen e sklerozës. AgroWeb.org ju rikujton se për sëmundjet e caktuara ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë genetikë, mjedisorë apo personal. Grupet e gjakut janë ende nën vëzhgimin e studiuesve për sa i përket lidhjes së tyre me sëmundje të caktuara./AgroWeb.org
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...