Një grua (25) është shtruar me urgjencë në spital në Rhode Island, pasi u ankua se nuk ndihej aspak mirë.
Pas kontrollës së parë mjekësore, u zbulua se gruas gjaku po i kthehej në ngjyrë të kaltër, transmeton portali arbresh.info
Drs. Otis Ëarren dhe Benjamin Blackëood shkruan për rastin në një studim të botuar në Neë England Journal of Medicine të enjten.
Mjekët e kanë diagnostifikuar atë me “acquired methemoglobinemia,” reagim i shkaktuar nga ilaçe të caktuara që ndalon gjakun të bartë oksigjenin në inde, tha ai.
Gjaku i pasur me oksigjen zakonisht shoqërohet me një ngjyrë të kuqe të ndritshme. Por edhe pse gjaku duket blu në pacientët me methemoglobinemi, niveli i oksigjenit është në të vërtetë mjaft i lartë, tha Ëarren.
Gjaku “lidhet në mënyrë egoiste” me oksigjenin dhe nuk e lëshon atë në indin ku është e nevojshme. Dhe kështu, pacientit i shfaqet gjaku me ngjyrë të kaltër.
Gruaja ka përjetuar shqetësimin nga disa mediakemente të cilat i ka përdorur për mjekimin e dhëmbëve.
Pacientja e mjekëse që u morrën me rastin pas dy dozave metilen blu dhe pas qëndrimit në spital e ka marrë vetën.
Por kur nivelet e gjakut të mutuar rriten 50% ose më të larta, pacientët mund të hyjnë në gjendje kome ose të zhvillojnë komplikime të zemrës dhe trurit nga mungesa e gjakut në inde. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...