Një grua në Australi ka vdekur pasi i prek nga hepatiti A, sipas dyshimeve, nga pakot me shegë të ngrira në supermarket.
Zyrtarët e shëndetsisë kanë nxitur sot njerëzit të eliminojnë pakot e frutave të gatshme të quajtura Creative Gourmet, që dyshohet se sollën vdekjen e 64-vjeçares.
Profesori Paddy Phillips, krye-zyrtari mjekësor i Australisë së Jugut, tha se çështja i kishte kaluar mjekësisë ligjore.
“Ky është një rast i rrallë e tragjik dhe unë i ofroj ngushëllimet e sinqerta familjes”, tha ai.
Prodhuesit e produktit në fjalë, Entyce Food Ingredients, kanë tërhequr urgjentisht të gjitha pakot 180gr me kokrra shege të ngrira pas përhapjes së një epidemie hepatitis A në rajonin australian të New South Wales.
24 raste të virusit janë lidhur me këtë produkt, sipas ekspertëve.
Kompania tha në një deklaratë: “Entyce do të punojë ngushtë me autoritetet shëndetësore për të përcaktuar shkaqet e sakta infektimeve he të vdekjes së gruas”.
Simptomat e hepatitis A përfshijnë të vjella, ethe dhe zverdhje e lëkurës, ato mund të kërkojnë deri në 50 ditë për t’u shfaqur. Virusi është kërcënues për jetën vetëm në raste të rralla.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...