Gripi sezonal bie nën pragun epidemik

17:08 | 4 Prill 2019
A. B.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka shënuar rënie të rasteve të gripit sezonal nën pragun epidemik dhe me zvoglim të intensitetit dhe të ashpërsisë klinike.

Nga 01 Tetori 2018 deri më 4 prill 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 57.671 raste të dyshimta në grip (ILI), 6.561 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 113 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, dhe Podujevës.

Gjatë javës së 13-të janë raportuar 2.722 raste ILI, 265raste ARI dhe 6 raste SARI.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri sot janë testuar gjithsej 1074 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 445 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 41.5 %). Sipas subtipit 368 mostra Influencë A e pa-subtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3.

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetori 2018 deri sot janë hospitalizuar 644 rast me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 341 raste me Dg. ILI dhe 113 raste me Dg.SARI dhe një rast me vdekje nga komplikimet e komorbiditetit me sëmundje kronike. Brenda 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 4 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI)1 rast me status gripsosus, 2 raste me Dg.Infiltratio Pulmonum (SARI).

Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Europë dhe botë.

Komiteti SHSKUK konstaton se:

Epidemia e gripit sezonal ka shënuar shënuar rënie të rasteve të gripit sezonal nën pragun epidemik dhe me zvoglim të intensitetit dhe të ashpërsisë klinike.
Aktiviteti i Influencës ka rënie në tërë rajonin Evropian.
Situata epidemiologjike do të përcillet deri në javën 20-të me vigjilencë të shtuar dhe me trendin e tanishëm të rënies pritet që të shpallim shuarjen e epidemisë.

Të ngjashme