Google ADS

Greqia ngelet pa teste për HIV

20:16 | 21 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Shoqata që përfaqëson njerëzit që jetojnë me virusin HIV, i kanë shkruar letër Ministrit të Shëndetësisë në Greqi, Andreas Hanthos, ku edhe janë ankuar për mungesë të madhe të preparateve që përdoren për testet HIV/AIDS.

Në letrën e dytë të dërguar brenda pak muajsh, shoqata Positive Voice e ka përshkruar situatë si dramatike dhe i ka bërë thirrje ministrit të ndërhyjë, transmeton portali arbresh.info.

“Shëndeti i mijërave njerëzve të prekur nga virusi HIV është në rrezik”, thuhet në letrën e shoqatës.

Rreth 5 mijë teste janë dhënë për shkollën mjeksore në Athinë. /Arbresh.info

Të ngjashme