Grejpfruti ndikon në efektivitetin e ilaçeve

23:18 | 21 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Keni shikuar ndonjëherë instruksionet në pako të ilaçeve, ku thuhet se nuk duhet të konsumohen me grejpfrut?

Të paktën 53 medikamente mund të humbin efektivitetin nga ky frut dhe personat që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes të shtuar kur vendosin ta konsumojnë grejpfrutin.

Ky frut përmban një përbërës që ndërvepron me një enzimë në zorrën e vogël, e cila është përgjegjëse për shpërbërjen e afërsisht gjysmës së medikamenteve.

Si rezultat, grejpfruti mund t’i bëjë medikamentet shumë të forta apo t’i dobësojë ato duke ndikuar në mënyrën se si trupi i absorbon ato.

Më poshtë gjeni medikamentet që nuk duhet t’i konsumoni me grejpfrut.

Ilaçet kundër kancerit

Crizotinib, Dasatinib, Erlotinib, Everolimus, Lapatinib, Nilotinib, Pazopanib, Sunitinib, Vandetanib, Vemurafenib

Ilaçet për trajtimin e infeksioneve

Erythromycin, Halofantrine, Maraviroc, Primaquine, Quinine, Rilpivirine

Statinët

Atorvastatin, Lovastatin, Simvastatin

Ilaçet për zemër/enë të gjakut

Amiodarone, Apixaban, Clopidogrel, Dronedarone, Eplerenone, Felodipine, Nifedipine, Quinidine, Rivaroxaban, Ticagrelor

Ilaçet për ankth dhe sistemin nervor

Oral alfentanil, Buspirone, Dextromethorphan, Oral fentanyl, Oral ketamine, Lurasidone, Oxycodone, Pimozide, Quetiapine, Triazolam, Ziprasidone

Ilaçet për marramendje/të vjella

Domperidone

Imunosupresantët

Cyclosporine, Everolimus, Sirolimus, Tacrolimus

Medikamentet për traktin urinar

Darifenacin, Fesoterodine, Solifenain, Silodosin, Tamsulosin

Viagra

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme