Gratë që operohen nga një kirurg mashkull kanë më shumë gjasa të vdesin, të përjetojnë komplikime dhe të marrin trajtim më të zgjatur në spital, zbulon studimi.
Gratë janë 15 përqind më të prirura për të pësuar një përfundim të keq dhe 32 përqind kanë më shumë gjasa që të vdesin pasi të jenë operuar nga një burrë, sipas studimit të kryer me 1.3 milionë pacientë, transmeton portal arbresh.info
Gjetjet kanë ndezur një debat rreth faktit se kirurgjia në Britani të Madhe dhe në pjesë të mëdha të botës mbetet e një fushë e mjeksisë e dominuar nga meshkujt dhe pretendimet se “paragjykimet e nënkuptuara seksuale” midis kirurgëve meshkuj mund të ndihmojnë në shpjegimin se pse gratë janë në një rrezik kaq më të madh kur kryejnë një operacion.
Dr. Angela Jerath nga Universiteti i Torontos në Kanda, njëherit edhe bashkëautore e studimit, ka theksuar se pacientët femra të trajtuara nga kirurgë meshkuj kishin 15% shanse më të mëdha për rezultate më të këqija sesa pacientët femra të trajtuara nga kirurgët femra.
“Ky rezultat ka pasoja mjekësore në botën reale për pacientët femra dhe manifestohet në më shumë komplikime, ripranime në spital dhe vdekje për femrat krahasuar me meshkujt. Në punimin tonë ne kemi demonstruar se gabimet fatale që bëhen gjatë një operimi”, tha ajo.
Jerath dhe kolegët e saj analizuan të dhënat e 1,320,108 pacientëve në Ontario, të cilët iu nënshtruan 21 procedurave të zakonshme kirurgjikale të kryera nga 2,937 kirurgë ndërmjet viteve 2007 dhe 2019. Ato varionin nga zëvendësimet e ijeve dhe gjurit dhe operacioni për humbje peshe deri tek heqja e një apendiksi ose fshikëz e tëmthit dhe më të komplikuara. të tilla si bypass-i i zemrës, riparimi i aneurizmës dhe operacioni në tru.
Studiuesit thanë se studimi ishte i pari i këtij lloji që shqyrtoi lidhjen midis seksit të pacientit, gjinisë së kirurgut të tyre dhe rezultateve të operacionit
Gjetjet janë publikuar në revistën mjekësore JAMA Surgery./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...