Në një dokument të botuar në “Journal of American Medical Association”, ekspertë nga Task Forca për Shërbimet Parandaluese të SHBA-ve (USPSTF) këshillojnë të mos përdoret estroprogestina për gratë në menopauzë ose estrogjeni, tek ato që kanë bërë një histerektomi pas menopauzës për të parandaluar sëmundjet e zemrës, iktusin dhe demencën. Sipas David Grossman-it, drejtor i USPSTF-së: “Te gratë në menopauzë, përdorimi i terapisë hormonale për të parandaluar sëmundjet kronike mund të shkaktojë dëme serioze, të cilat në rastin e asociacionit me estroprogestinën, rrisin rrezikun për kancer invaziv të gjirit dhe sëmundje të zemrës, ndërsa përdorimi i vetëm i estrogjenit lidhet me rritje të mundësisë për të kaluar një iktus, sëmundje tromboembolike dhe sëmundje të fshikëzës së tëmthit”.
Rekomandimet e dokumentit të ri të USPSTF-së janë koherente me ato që janë publikuar në vitin 2012 dhe aplikohen vetëm te gratë në menopauzë që do të donin të fillonin një terapi hormonale zëvendësuese me qëllimin e vetëm për të parandaluar shqetësime kronike që kanë të bëjnë me gjendjen e tyre shëndetësore. Në një editorial në “JAMA Cardiology”, Nanette Wenger (Univeristeti Emory, në Atlanta), shkruan:
“Ndoshta një e re, si për gratë, ashtu edhe për mjekët e tyre është të mësojnë që nga studimi “Women Health Initiative (WHI)”, i zhvilluar në vitet ’90 të shekullit të kaluar, ka dalë se në 18 vjet vëzhgim, norma e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet nuk ndryshon në mënyrë të dukshme në grupet e trajtuara me terapi hormonale zëvendësuese ose me placebo. Prandaj, terapia hormonale në menopauzë, e përdorur në WHI për një periudhë 5 – 7-vjeçare, nuk shoqërohet me ndonjë rritje të rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, kardiovaskulare ose për shkak të kancerit në terma afatgjatë”. Në një shtojcë të dokumentit të plotë të USPSTF-së, “JAMA” raporton një artikull që dokumenton dëshmi për të mbështetur rekomandimet e bëra nga grupi i ekspertëve.
Në një editorial të dytë në “JAMA”, Cora Lewis, Divizioni i Mjekësisë Parandaluese në Universitetin e Alabamës, shkruan: “Sot, gjithnjë e më pak femra përdorin pas menopauzës terapinë hormonale, të përshkruar nga shumë mjekë dhe shoqata shkencore për të vetmin qëllim: për të lehtësuar simptomat te gratë relativisht të shëndetshme dhe të reja me çrregullime vazomotore ose mjaft të rënda për të përfituar prej tyre, mbështetur nga të dhënat afatgjata të WHI-së. Sidoqoftë, duhet theksuar se lehtësimi i simptomave qëndron shumë larg parandalimit afatgjatë të sëmundjeve kronike”./doktor33.al
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...