Nënat që presin të bëhen me fëmijë, që marrin acid folik dhe shtesa multivitaminë, para dhe gjatë shtatzënisë duket se janë më pak të rrezikuara që të kenë fëmijë autikë, sugjeron studimi i Universitetit të Haifës.
Gratë që marrin shtesat para shtatzënisë kanë 61 përqind më pak të ngjarë të kenë një fëmijë autik, transmeton portali arbresh.info
Rezultatet e studimit hedhin në dritë se ky koktej vitaminësh që rekomandohet rregullisht për gratë shtatzëna, ka të bëjë me lidhjen e mangësive, sidomos të acidit folik.
Studimet e mëparshme mbi lidhjen specifike midis vitaminave, acidit folik dhe autizmit kanë pasur rezultate të paqëndrueshme.
Studimi i Universitetit të Haifës, i udhëhequr nga Dr. Stephen Levine është përqendruar në më shumë se 45 mijë fëmijë që kanë lindur nga 1 janari 2003 deri me 31 dhjetor 2007, të cilët janë diagnostifikuar me çrregullim të spektrit të Autizmit.
Ata i krahasuan ato me një mostër të rastësishme të fëmijëve dhe i kanë mbledhur të dhënat për recetat e vlerësimit nëse nënat kishin konsumuar acid folik ose shtesa multivitamin para dhe gjatë shtatzënisë.
Autizmi është një çrregullim neuro-zhvillimor gjatë gjithë jetës që shfaqet zakonisht gjatë tre viteve të para të jetës së fëmijës.
Kjo ndodh në rreth 1 nga 100 lindje dhe është katër herë më e përhapur te gjinia mashkullore sesa te ajo femërore./arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj