Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të jashtëzakonshme midis rrudhave dhe sëmundjeve të zemrës.
Gratë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kanë më shumë gjasa që të shfaqin shenja të pleqërisë më heret, në krahasim me gratë e të njejtës moshë që gëzojnë një shëndet të mirë, transmeton portal arbresh.info
Kjo është ajo që pohojnë shkencëtarët nga Baltimore, nga Universiteti Johns Hopkins, kanë kryer studimin që kishte për qëllim kërkimin e arsyes së plakjes së shpejtë.
Duke analizuar pamjen e rrudhave, lëkurës së fytyrës dhe gjendjen shëndetësore të të anketuarve me një moshë mesatare rreth 63 vjeç, ata zbuluan se gratë që janë më pak të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare duken të paktën dy vjet më të reja se moshatarët e tyre të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve.
Studiuesit thonë se kanë arritur në përfundim se gratë e reja që nuk kanë probleme me presionin e lartë të gjakut, janë më rezistente ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanë gjasa më të vogla që të përjetojnë sulm në zemër.
Përveç kësaj, për herë të parë, u gjet një lidhje midis presionit të ulët të gjakut dhe një pamje rinore, e cila në masë të madhe varet nga një mënyrë jetese e shëndetshme.
Një mënyrë jetese e shëndetshme, pra, duhet të bëhet një imperativ për çdo të rritur, veçanërisht për shkak të presionit të lartë të gjakut të njohur si një “vrasës i heshtur”, sepse nuk jep simptoma të dukshme, falë të cilave dikush mund të reagojë në kohën e duhur – tha Dr. David Green, anëtar i hulumtimit në ekipin e studiues./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...