Ato që pinë rregullisht kafe ose çaj, jetojnë më gjatë në krahasim me gratë e sëmura që nuk i konsumojnë ato, por një gjë e tillë nuk ndodh tek burrat.
Kjo është demonstruar në një studim në Universitetin e Portos (Portugali), të prezantuar edhe në Shoqatën Evropiane për studimin e diabetit (Easd). Hulumtuesit kanë vënë në dukje se sa më e madhe sasia e kafeinës që konsumohet, aq më i vogël rreziku i vdekjes tek gratë diabetike.
Ata gjithashtu vënë në dukje se efekti mbrojtës varet nga burimi i kafeinës: nivelet më të larta të konsumimit të kafeinës nga kafeja shoqërohen me një rrezik më të ulët të vdekjes për të gjitha shkaqet dhe në veçanti për sëmundjet kardiovaskulare; anasjelltas gratë që konsumonin më shumë kafeinë se çaj, kanë një probabilitet më të vogël të vdekjes nga kanceri.
Më shumë se 80% e popullsisë së rritur në botë konsumon kafeinë çdo ditë dhe studime të ndryshme kanë treguar efektin pozitiv të kafesë në rrezikun e vdekjes për të gjitha shkaqet, në popullatën e përgjithshme, por pak dihet për rolin e kafeinës në vdekshmërinë e diabetikëve.
Për më tepër, është vërejtur gjithashtu se përdoruesit e fortë të kafeinës ndryshe nga çaji, regjistruan një rrezik më të ulët të vdekjes të vdekjes nga kanceri me 80%. Megjithatë, theksojnë autorët, nevojiten konfirmime të mëtejshme dhe “studimi ynë vëzhgues mund të sugjerojë vetëm mundësinë e një efekti mbrojtës të kafeinës”.